
Armando Broja, sulmuesi i talentuar dhe ylli i Kombëtares Shqipëtare kthehet në stërvitje. Trajneri Thomas Frank e ka parë të arsyshme ta thërrasë Brojën duke parë që gjendja e tij po vinte duke u përmirësuar dhe tashmë mund ta ketë kaluar rrëzikun e dëmtimit.
Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tij të rikuperimit. Pas një kohe të gjatë dëmtimesh, Broja është kthyer në stërvitje, duke ndezur shpresat e tifozëve dhe duke shpresuar që do japë një kontribut të vlefshëm për skuadrën e Evertonit për pjesën e mbetur të sezonit.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm edhe për të gjithë shqiptarët, pasi 23-vjecari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares dhe një talent i jashtëzakonshëm. Rikthimi i tij në stërvitje tregon që ai po punon fort për të lënë pas dëmtimin dhe për të rifituar formën e tij më të mirë.
Trajneri Sylvinho e pret me padurim rikthimin e Brojës në fushë, duke shpresuar që ai do të jetë gati në kulafimikimet e Botërorit, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë në ndeshjen e parë.