Shqipëria për të disatën ndeshje nuk ka pësuar gol. Një meritë padiksutim i shkon edhe Arlind Ajetit.
Ky i fundit ka folur pas suksesit 1-0 të Kombëtares shqiptare ndaj Andorrës. Mbrojtësi ka theksuar se vuajtën shumë në ndeshjen e sotme, por në fund është e rëndësishme që fituan.
“Një fitore pa lojë të bukur? E pritëm një ndeshje të tillë. Kundërshtar i papërshtatshëm, shumë duele dhe faulle. Duhet të ishim gati për çdo gjë. Edhe pse 1-0, besoj se bëmë mjaft mirë.
Anglia? Një ndeshje komplet ndryshe se kjo e sotmja. Kemi 2 ditë deri në sfidën me Anglinë. Kryesorja ishte që arritëm në “Play-Off”. Sigurisht e marrin edhe seriozisht edhe ndeshjen e ardhshme.
Vetëm 3 gola në këto kualifikuese? Besoj se të gjithë lojtarë dhe jo vetëm mbrojtësit kemi punuar mirë. Me Beratin jemi shumë shokë prej shumë vitesh dhe merremi vesh shumë mirë.
Në Kombëtare ndjehem shumë mirë dhe jap maksimumin në çdo ndeshje.
Aksioni i golit shumë i rrallë me 3 pasime. Pse kaq rrallë? Sot kishim vështirësi, pasi Andorra mbrohej mirë. Vraponin shumë për të mbuluar çdo pjesë të fushës. Jemi të kënaqur që fituam 1-0”, ka përfunduar lideri i mbrojtjes.
