Kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti ka shoqëruar trajnerin e Kombëtares në zonën e prononcimeve për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës.
Fitorja ka marrë trajtën e “detyrimin” te Shqipëria, me qëllim sigurimin e “biletës” për fazën “play-off” të “Botërorit 2026” në Grupin K, e cila duhet të shoqërohet me humbjen e Serbisë përballë “Tre Luanëve”.
Çfarë do tentoni nesër, skuadër që e pret apo do e sulmoni kundërshtarin?
Kemi ardhur këtu për një qëllim, të marrim 3 pikët. Na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës kundër Anglisë apo Serbisë që i kanë vendosur në vështirësi. Do jemi me vetëbesim dhe duam të marrim 3 pikët. Duhet të jemi të fortë mentalisht.
A e kishte menduar 10 vjet më parë të luaje shanset për një Kupë Bote?
Faleminderit për vlerësimin. Ndeshje shumë e rëndësishme. Të japim gjithçka për të marrë 3 pikët. Nuk e besoja 10 vjet më parë për këtë moment. Gjithçka është e mundur në futboll.
Çfarë ka plus kjo Kombëtare në krahasime me ato të Europianit?
Na kanë ardhur disa lojtarë të fortë dhe me cilësi. E kanë vendosur në vështirës trajnerit për të zgjedhur. Kualiteti është rritur në disa aspekte dhe është mbajtur grupi, kjo është gjëja më e rëndësishme që kemi ne.
Ke shanse nesër për të shënuar?
Sigurisht që si mbrojtës futem për të mos pësuar gol. Nëse më vjen rasti për të shënuar, pse jo. Nëse më vjen mundësi, jam gati. Gjëja më e rëndësishme është ekipi, të fitojm dhe të shkojmë në ‘play-off’.
Mesazh për tifozët?
Kur dëgjova se do jetë plotë me tifozët tanë, të jep shtytje. Besoj se mesazhi që do japim është falenderues. Ajo që do bëjmë është të japim maksimumin. Besojë se do ia arrijmë.
