Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kualifikueset për Kampionatin Europian “Estonia 2026”, zyrtarizohen 2 ndeshjet miqësore të Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikueset për Kampionatin Europian “Estonia 2026”,
Miqesoret e Kombetares U-17

Edhe Kombëtarja U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të përballen më 12 dhe 14 gusht me “axurrët” në qendrën sportive “Coverciano”.

Këto dy miqësore ndaj Italisë do të jenë edhe provat e para për trajnerin e ri të Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, i cili do të testojë grupin e lojtarëve të grumbulluar.

Takimi i parë Itali U-17 – Shqipëri U-17 do të luhet më 12 gusht në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë më 14 gusht në orën 11:00.

Këto takime miqësore do të shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian “Estonia 2026”.

Shqipëria ndodhet në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

Të gjitha ndeshjet e këtij mini-turneu do të luhen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga