Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kualifikimi historik në “Play-Off”, Armand Duka më krenar se kurrë: E meritoi çdo tifoz, faleminderit “djema” për emocionet

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikimi historik në “Play-Off”, Armand Duka më krenar
Shqiperia

Shqipëria ka siguruar për herë të parë kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj Andorrës, e cila e kombinuar edhe me humbjen e Serbisë ndaj Anglisë, siguruan edhe matematikisht kualifikimin.

Pas këtij suksesi i menjëherëshëm ishte reagimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së shkruan se djemtë e merituan këtë fitore dhe diçka të tillë e merituan edhe tifozët e çdo shqiptar.

Ndër të tjera falenderon futbollistët për emocionet dhe që bënë krenarë gjithë shqiptarët.

“Jemi në PLAY OFF!

E meritojnë këta djem fitoren sot, e meritojnë tifozët, e meriton çdo shqiptar që sot i ka rrahur zemra fort, po aq sa dhe mua!

Faleminderit për emocionet, për krenarinë, për gjithçka!”, ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu