Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kryetari i Bashkisë së Dusseldorfit pret në zyrë Armand Dukën, kreu i FSHF-së: Kam besim për Spanjën

Shkruar nga NEWSPORT
Kryetari i Bashkisë së Dusseldorfit pret në zyrë Armand
Armand Duka, President i FSHF

Numërimi mbrapsht ka nisur dhe emocionet janë prezent tek të gjithë, përfshirë edhe stafin e kombëtares shqiptare. Megjithatë presidenti Armand Duka nuk i harron rregullat dhe siç e do zakoni, të zotit të shtëpisë i jepet dora.

Bëhet fjalë për Kryetarin e Bashkisë së Duseldorf, Stephan Keller, të cilin ai e ka takuar bashkë me stafin e vet për ta falënderuar për organizimin dhe gjithçka të bërë në këtë EURO 2024. Në një intervistë të shkurtë të dhënë për mikrofonin e RTSH-së, presidenti Duka ka thënë:

“Ka qenë një pritje e organizuar nga kryetari i Bashkisë së Duseldorf, dua ta falënderoj. Ai jo vetëm për pritjen e sotme, por për gjithçka që ka bërë, për organizimin e kampionatit europian në qytetin e tij, për kontributin e tij dhe të gjithë stafit. Tani jemi gati për të shijuar ndeshjen në stadium. Urojmë që të kemi një ndeshje sa më të bukur dhe pse jo ta fitojmë”.

I pyetur më tej për ndeshjen e sotme të kuqezinjve kundër Spanjës në orën 21:00, kreu i FSHF-së nuk ka fshehur dëshirën që Shqipëria të marrë maksimumin duke theksuar se beson shumë tek djelmoshat e përfaqësueses sonë.

“Besim gjithmonë. Po nuk besove, për çfarë do të hysh në fushë? Ne padyshim që besojmë”, ka thënë presidenti Armand Duka.

@rtshqiptar Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, flet ekskluzivisht për RTSH pas takimit me kryebashkiakun e Dyseldorfit për sfidën me Spanjën: Urojmë një ndeshje të bukur! Kemi besim se fitojmë #rtshsport #armandduka #fshf #shqiperispanje #euro2024 #kuqezi ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga