Kombëtarja shqiptare mbylli aventurën e Nations League në mënyrën më të keqe të mundshme. Humbja 1-2 përballë Ukrainës në sfidën e fundit, zbriti kuqezinjtë automatikisht në Ligën C.
Megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike sot disa statistika mjaft të veçantë gjatë këtij rrugëtimi. FSHF ka nxjerrë 5 lojtarët me numrin e pasimeve të sakta, të cilët kanë përqindjen më të lartë.
Mario Mitaj mban vendin e parë me 89.5%, teksa lë pas mesfushorin e Inter, Asllanin me 89%. Pas tyre vijnë Ismajli (88.84%), Nedim Bajrami (87.5%) dhe Ylber Ramadani (83.34%).
Poll