Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

S’mjafton humbja e Kombëtares, Ernest Muçi merr lajmin DRASTIK në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
S’mjafton humbja e Kombëtares, Ernest Muçi merr lajmin DRASTIK
Ernest Muci

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e Kombëtares do t’i kushtojë Ernest Muçit minimumi dy javë. Kujtojmë që sulmuesi kuqezi u dëmtua në sfidën e fundit që Shqipëria humbi 1-2 përballë Ukrainës.

Problemet në kofshën e majtë dhe hemorragjia e brendshme nuk do ta lejojnë Muçin që të jetë menjëherë i gatshëm me Besiktas. Atij i duhen disa ditë kohë për t’u rikuperuar që më pas të rikthehet normalisht në fushën e lojës.

Mediat turke raportojnë se lloji i dëmtimit të pësuar nga Muçi mund ta lërë jashtë minimumi dy javë. Megjithatë ende nuk ka një datë fikse. Te Besiktas shpresojnë që ‘ylli’ shqiptar të jetë gati për derbin ndaj Fenerbahces, më 7 dhjetor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga