Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kontrata e Sylvinhos skadon pas Euro 2024, Armand Duka tregon të ardhmen e brazilianit

Shkruar nga NEWSPORT
Kontrata e Sylvinhos skadon pas Euro 2024, Armand Duka tregon të ardhmen e
Duka - Sylvinho

Sylvinho me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares. Kontrata aktuale e brazilianit përfundon pas Euro 2024, ku në fund të korrikut del trajner i lirë.

Por diçka e tillë duket nuk do të ndodhë. Armand Duka ka zbuluar për mediat italiane se 50-vjeçari do të vazhdojë me kuqezinjtë. Nga sa kuptohet, palët janë të kënaqur me bashkëpunimin, i cili pritet të zgjatet edhe për disa sezone.

“E ardhmja e Silvinjos? – Me siguri, pas Europianit do të jetë sërish me ne”, ka deklaruar kreu i FSHF-së shkurtimisht.  Kujtojmë se Sylvinho e mori drejtimin e Shqipërisë më 2 janar të vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar 13 ndeshje, ku ka marrë 7 fitore, 3 humbje dhe 3 barazime.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga