Armando Sadiku
Kombëtarja shqiptare po luan momentalisht përballë Andorrës në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që po zhvillohet në stadiumin e Encamp, është 0-0.
E teksa kuqezinjtë po hasin vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës, në “ndihmë” nga Zvicra u ka ardhur Armando Sadiku. Ish-sulmuesi i Shqipërisë ka reaguar në rrjetet sociale.
Sadiku ka publikuar një foto, teksa po shijon ndeshjen nga shtëpia. “Forca çuna”, shkruan ish-sulmuesi kuqezi.
Postimi i Armando Sadikës
Poll
