Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kombëtarja “me sytë” nga PLAY-OFF i Botërorit, mësoni se kur do të hidhet shorti i SHUMËPRITUR

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja “me sytë” nga PLAY-OFF i Botërorit,
Kristjan Asllani

Shqipëri siguroi kualifikimin në “Play-Off” të Kupës së Botës për herë të parë në  histori. Padiskutim një sukses i jashtë zakonshëm nga kuqezinjtë, të cilët mbrëmjen e sotme triumfuan 1-0 ndaj Andorrës në transfertë.

Të gjithë janë në festë, por tashmë tifozët shqiptarë presin me padurim për të mësuar edhe kundërshtarin e kësaj faze. Kundërshtarët e mundshëm janë Skocia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia.

Por, tashmë është mësuar data kur kuqezinjtë do të mësojnë se kur do të hidhet shorti i “Play-Off” dhe kur do të marrë fund pritja e shqiptarëve. Më 20 nëntor të gjithë do të jemi sy e veshë nga Nyoni për të mësuar kundërshtarin.

Nga ana tjetër me 26 mars 2026 do të luhen ndeshjet e para të “Play-Off” dhe Shqipëria do të zbresë në fushë për të kërkuar një tjetër fitore për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026 dhe ku do të përballet me njërin prej Skocisë, Sllovakisë, Çekisë dhe Hungarisë.

Ndërkohë me 5 dhjetor do të hidhet shorti për Kupën e Botës, ku do të mësojmë të gjitha përballjet që do të jenë në këtë turne.

Poll

Lexo gjithashtu