
Shqipëria u mposht nga Italia në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Euro 2024. Azzurrit fituan me rezultatin 1-2 me përmbysje në një ndeshje që dhuroi emocione të forta. Në përfundim të 90 minutave, Kristjan Asllani dha prononcimin e tij.
“Patëm atë rasti ne fundit që nuk barazuam dot. Gjetëm golin shpejt, pastaj u ulëm shumë pas dhe Italia ka një mbajtje topi të mirë, ata janë kampionët. Ne vrapuam shumë, por luajtëm deri në fund. Erdhi ai rasti i fundit dhe e devijoi Donnarumma, sikur të shënonim. Vazhdojmë, por më vjen keq për tifozët që kanë bërë këtë gjë të madhe si brenda si jashtë stadiumit.
Italia sulmon me shumë veta, janë të fortë. Ishte e vështirë për mua e Ramadanin që vraponim kot, u lodhëm shumë. Jemi grup dhe do të vazhdojmë kështu në ndeshje të tjera.
Më vjen keq për tifozët që nuk i dham një rezultat pozitiv pork y është futbolli. I falenderoj me zemër, ishim mbi 50 mijë veta sot. Faleminderit, shpresoj të bëjmë më tepër në ndeshjet e tjera”, tha Asllani.