Shqipëria do të përballet me Ukrainën sonte në orën 20:45 në Pragë për ndeshjen e parë të Grupit B1 në Nations League. Kuqezinjtë sfidojnë Ukrainën si pritëse në stadiumin neutral ‘Epet Arena’ për shkak të situatës në vendin e tyre.
Ky stadium apo qytet nuk është aspak i panjohur për Shqipërinë. Kujtimet janë ende të freskëta teksa një vit më parë ishte Nedim Bajrami që shënonte një supergol në stadiumin tjetër të qytetit, “Eden Arena”, duke i marrë një barazim jetik Çekisë që shtroi një tjetër pllakë drejt rrugës për Euro 2024.
Në stadiumin ku luhet ndeshja e sotme, “Zot shtëpie” është Qazim Laçi i cili luan javë pas jave me ekipin e Spartës së Pragës. Mesfushori pritet të jetë titullar pas performancave fantastike në muajt e fundit dhe do të ketë një motiv shtesë për të mposhtur ukrainasit.
Këtë e bën të qartë edhe FSHF që risjell në kujtesë edhe golin e Nedim Bajramit duke lëshuar një ‘kërcënim’ para duelit të mbrëmjes.
View this post on Instagram