Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

I ndoqi rregullisht në stadiume, Sylvinho ‘ngel në klasë’ Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
I ndoqi rregullisht në stadiume, Sylvinho ‘ngel në
Sylvinho duke ndjekur Partizani - Egnatia

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ndryshe nga paraardhësit e tij, ka qenë një ndjekës i rregullt i futbollit shqiptar. Thuajse nga java në javë e kemi parë në stadiume të ndryshme duke ndjekur ndeshje të elitës shqiptare. E fundit ishte finalja e madhe mes Partizanit dhe Egnatias.

E megjithatë, pas një vëzhgimi e analize me syrin e vet, Superiorja nuk e ka bindur teknikun brazilian. Asnjë lojtar nga kampionati vendas nuk është pjesë e listës së kuqezinjve për Euro 2024. Shpresat ishin ndopak tek Alen Sherri që zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Egnatian, por mes 4 portierëve nuk figuronte emri i tij.

Në këtë mënyrë, Superiorja nuk e kalon klasën dhe duhet ende kohë për të parë elementë vendas që të jenë protagonist në Kombëtare. Tani për tani mund të krenohemi me produktet si Ernest Muçi, Simon Simoni, Ylber Ramadani e disa të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga