
Shqipëria
Kombëtarja do të mësojë sot kundërshtarët e grupit të saj në rrugën drejt Botërorit. Shorti hidhet në Zvicër dhe fillon në orën 12:00 të mesditës.
UEFA do të shortojë sipas procedurave të saj grupet, në selinë zyrtare. Të pranishëm nga FSHF do të jenë Armand Duka dhe tekniku Sylvinho me stafin e tij. Zabaleta, krahu i djathtë i brazilianit me shumë mundësi do të gjendet dhe ai pranë për të njohur rivalët e kualifikueseve.
Shqipëria renditet në vazon e tretë dhe ka shumë interes për të parë se çfarë shorti i karezervuar kuqezinjve.
Poll