Kombëtarja shqiptare prej ditësh ka nisur përgatitjet për sfidën me Çekinë, ku Sylvinho dhe stafi i tij po përgatitin gjithçka në detaje. Një duel shum ëi rëndësishëm që do të luhet ditën e nesërme në “Epet Arena” duke nisur që nga ora 20:45.
Për këtë përballje lojtari i vetëm që mban në “ankth” trajnerin brazilian është Kristjan Asllani. Mesfushori ka pësur një dëmtim në muskul dhe pavarëisht se është pjesë e grupit, gjendja e tij do të shikohet para sfidës.
Mesfushori mban kështu “pezull” formacionin e kuqezinjve. Gjithsesi Sylvinho ka në “kokë” edhe planin B, nëse Asllani nuk ia del. Kështu do të rreshtojmë 11-shen e mundshme titullre me të cilën ekipi mund të luajë ndaj çekëve.
Formacioni i mundshëm:
Varianti i 1:Strakosha, Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Laçi, Asllani, Asani, Bajrami, Daku.
Varianti 2: Strakosha, Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Laçi, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.