Kombëtarja shqiptare
Me përfundimin e kampionatit në “Abissnet Superiore”, vjen momenti për të parë në fushën e lojës Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë tanë do të luajnë dy ndeshjet miqësore, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.
Sot në orën 11:30 është përcaktuar për t’u mbajtur konferenca për shtyp me dy lojtarët e Kombëtares që do të flasin për duelin e parë miqësor, teksa në orën 18:00 do të zhvillohet stërvitja e parë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Përballja e parë do të jetë ajo me Izraelin, e përcaktuar për t’u zhvilluar të mërkurën e datës 3 qershor, në stadiumin “Air Albania” dhe tre ditë më vonë, më saktësisht të shtunën, kundër Luksemburgut në të njëjtin impiant dhe në të njëjtën orë, 20:00.
Poll
