
Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në “Air Albania” për të luajtur ndeshje zyrtare në nëntor. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të mirëpresin kombëtaren angleze për kualifikueset e Botërorit.
Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme të kombëtares, presidenti i FSHF-së Armand Duka është takuar me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Z. Nicholas Abbott. Numri një i FSHF-së ka garantuar organizim dinjitoz për këtë sfidë.
“Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Z. Nicholas Abbott, me të cilin diskutova për organizimin e shumëpritur të ndeshjes Shqipëri – Angli më 16 nëntor në “Air Albania”.
I premtova Z. Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët.”, shkruan Duka.