Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FOTO/ Thomas Strakosha mban “stekën” lart ndaj Anglisë, njihuni me NOTAT e futbollistëve të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Thomas Strakosha mban “stekën” lart ndaj Anglisë,
Shqiperi - Angli

Shqipëria u mposht 2-0 nga Anglia në “Air Albania”. Një ndeshje e mirë nga kuqezinjtë, të cilët fatkeqësisht pësuan një “disfatë” në shtëpi.

Golat e Harry Kane ishin vendimtarë dhe vendosën fatet e këtij takimi. Por menjëherë pas kësaj përballje janë mësuar edhe notat e kuqezinjve ndaj “3 Luanëve”.

Më i mirë te Kombëtarja ndaj Anglisë sipas “Soffascore” është Thomas Strakosha. Pas tij është Qazim Laçi me 6.9, ndërsa në radha vijnë Berat Gjimshiti dhe Myrto Uzuni me 6.6.

Me 6.5 janë vlerësuar Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Arbër Hoxha, ndërsa me 6.4 janë Nedim Bajrami dhe Elseid Hysaj dhe në fund është Naser Ajili me 6,2.

Komplet paraqitja e Kombëtares shqiptare është vleruar nga “Soffascore” me notën 6.58.

FOTO/ Thomas Strakosha mban “stekën” lart ndaj Anglisë,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu