Shqipëria mori një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës në transfertë. Kristjan Asllani me shokë duke shkuar më afër “ëndrrës” amerikane, ku do të tentojnë Kupën e Botës nëpërmjet “Play-Off”.
Pikërisht mesfushori i Torinos gjeti golin vendimtar të takimit në minutën e 67-të të takmit, ku mposhti portierin kundërshtar pas asisti perfekt të Myrto Uzunit. Falë këtij goli dhe paraqitjet në fushën e lojës, Asllani është futbollisti që vlerësohet më shumë.
Atutori i golit nga “Soffascore” ka marrë notën 8.3, ndërsa pas tij renditet Julian Shehu me notën 7.9. Me 7.8 vjen Berat Gjimshiti, 7.6 është Mario Mitaj, me 7.3 është vlerësuar Elseid Hysaj, 7.2 është vlerësuar Arlind Ajeti, teksa me nga 7.1 janë Arbër Hoxha dhe Qazim Laci. Me 7.0 është Rey Manaj.
Ndërkohë 2 më pak të vlerësuar janë Thomas Strakosha me 6.8 dhe Armando Broja me 6.6.
