Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Fatkeqësi nëse do kemi përballë Kosovën”, Armand Duka: Ndaj Anglisë luajmë për të kënaqur tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
“Fatkeqësi nëse do kemi përballë Kosovën”,
Armand Duka

Në orën 18:00 të gjithë do të jemi “sy e veshë” nga “Air Albania”. Shqipëria do të duelojë me Anglinë dhe kjo do të jetë ndeshja e fundit në këto kualifikuese.

Një përballje mes dy ekipeve që tashmë kanë mbyllur llogaritë e kualifikimit. Anglezët kanë siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës, ndërsa kuqezinjtë për në fazën “Play-Off”.

Armand Duka ka folur për "Klan News" para kësaj sfide, me kreun e FSHF-së që ka theksuar se kjo sfidë do të luhet për spektakorët. Ndër të tjera ka theksuar se presion nuk ka dhe gjithçka do të luhet për kënaqësinë e futbollistëve.

Gjithashtu presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit ka theksuar se nuk e dëshiron aspak Kosovën në “Play-Off”, pasi nhuk dëshiron që 2 ekipet shqiptare të sfidohen mes tyre.

“Anglia është një kundërshtar i fortë. Është skuadra e cila i ka fituar të gjitha ndeshjet e grupit, nuk ka pësuar asnjë gol, vjen si kryesuese e grupit tonë.

Është për t’u respektuar maksimalisht, por gjithsesi ekipi ynë di të bëjë mirë edhe kundër skuadrave të tjera, megjithëse kundër Anglisë nuk kemi bërë mirë asnjëherë dhe shpresoj ta bëjmë sepse presioni është pothuajse inekzistent, pasi të dyja skuadrat e kanë siguruar ose e kanë marrë atë që pritej nga grupi, vendin e parë dhe vendin e dytë.

Por ta bëjmë sa mirë për të kënaqur spektatorët dhe pse jo për të bërë një rezultat historik. Ata që do të marrin më shumë kënaqësi nëse ne shkojmë në Botëror janë futbollistët, dhe ata duhet të luajnë për kënaqësinë e vet.

Ata na kanë bërë krenarë me kaq sa kanë arritur, me pjesëmarrjen në play-off, me fitoren kundër Serbisë, me një performancë pozitive gjatë gjithë kualifikueseve dhe gjatë gjithë vitit 2025. Të mundohen ta shmangin presionin e madh ‘obobo kualifikimi në Botëror’ dhe ta shijojmë play-off-in për të marrë maksimumin, duke e shijuar në mënyrën më të mirë profesionale.

E vetmja gjë, e vetmi urim që kam, është që të mos kemi Kosovën përballë, sepse do të ishte vërtet një fatkeqësi për ne, për Kosovën të detyrohemi të sfidojmë njëri-tjetrin”, ka theksuar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu