Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Eliminimi nga Euro 2024, Broja u kërkon “falje” tifozëve: Më vjen keq, ju meritoni shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Eliminimi nga Euro 2024, Broja u kërkon “falje” tifozëve:
Armando Broja

Armando Broja sigurisht ishte lojtari prej të cilit të gjithë shqiptarët presin shumë. Talenti dhe cilësitë e tij i duhen kësaj Kombëtareje, por fatkeqësisht sulmuesi nuk ia doli që në Euro 2024 të shënonte gol.

Broja e provoi dhe tentoi disa herë, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës. Ndaj Italisë e nisi si titullarë, ndërsa ndaj Kroacisë nuk luajti asnjë minutë dhe kundër Spanjës hyri si zëvendësues. Pas humbjes me spanjollët deklaroi se dëshironte më shumë minuta, ndërsa sot në një postim në rrjetet sociale u kërkon “falje” të gjthë tifozëve.

“Më vjen keq që nuk munda të bëj më shumë, pasi ju meritoni shumë më shumë. Faleminderit të gjithë tifozave kuqezi”, ka shkruar sulmuesi i Kombëtares.

Eliminimi nga Euro 2024, Broja u kërkon “falje” tifozëve:
Postimi i Armando Brojes

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga