Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Edy Reja sulmoi hapur Sylvinhon, trajneri i Kombëtares i “kundërpërgjigjet” me shifra

Shkruar nga NEWSPORT
Edy Reja sulmoi hapur Sylvinhon, trajneri i Kombëtares i
Sylvinho vs Edy Reja

Deklarata e fundit nga ish-trajneri i Shqipërisë Edy Reja ka shkaktuar “bujë”. Konkretisht, 80-vjeçari përmendi emra konkret si Mitaj dhe Asllani, ku shpreh se ai i bindi të zgjidhnin Kombëtaren, përpara Greqisë dhe Italisë.

Më tej, italiani lë të nënkuptuar se ky grup që drejton Sylvinho është ndërtuar nga ai. Por nëse i hedhim një vështrim statistikave, diferenca nuk lë vend për interpretime.

Në segmentin e 37 ndeshjeve me Shqipërinë, Reja e ka mesataren e pikëve 1.35, e përkthyer 14 fitore, 8 barazime dhe 15 humbje. Krejt e kundërta ka ndodhur dhe po vijon nën “dirigjimin” e Sylvinhos te Kombëtarja.

Në harkun e 30 ndeshjeve, trajneri brazilian e ka mesataren e pikëve me kuqezinjtë 1.63, e thënë ndryshe 14 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje.

Me Sylvinho, Broja me shokë janë kualifikuar në “EURO 2024” dhe janë vetëm një hap larg “play-off” për në finalet e “Botërorit 2026”, e cila do ishte historike.            

Poll

Lexo gjithashtu