Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“E dinim kualitetin e Anglisë, por i kishim shanset tona”, Armando Broja pas disfatës në Londër: Më kishte munguar Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
“E dinim kualitetin e Anglisë, por i kishim shanset tona”,
Armando Broja

Kombëtarja shqiptare ka nisur me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley”. Në përfundim të këtij dueli ka folur sulmuesi Armando Broja.

“E dinim që do të ishte e vështirë. Anglia është një nivel shumë i madh, me Francën, Belgjikën, Holandën, Spanjën. E dimë që kanë kualitet, por gjithçka është e mundur. Kemi pasur shanse për të bërë gola, por Anglia ka kualitet. Edhe kur lodhet ndonjë lojtar, mund të futet një tjetër shumë i mirë. Ekipi luajti mirë, kemi pasur mundësi për të mos pësuar ato dy gola, nuk ishin gola të bukur ose të rrezikshëm.

Njëri ishe pasim pas shpinës dhe tjetri krosim në shtyllën e dytë. Sapo jam kthyer nga dëmtimi, u ktheva prap. Ka qenë i vështirë për mua ky vit, jam i fokusuar tek vetja, tek trupi. S’dua të dëmtohem prap, më ka pëlqyer shumë si më shkoi trupi dhe loja. Kam pasur shanse dhe unë.

Një ditë tjetër mund t’i shfrytëzojmë ato shanse që kemi pasur. Janë këto gjëra të vogla që mund të bëjmë. Kombëtarja më ka munguar shumë. Më pëlqen shumë të luaj për Kombëtaren. Tifozët sot ishin të mrekullueshëm, na kanë dhënë kurajo ishin sumë mirë. Jam i kënaqur që u ktheva me ekipin dhe çunat”, tha Broja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga