
Dinamo - Sylvinho
Klevi Qefalija mund të jetë një nga risitë dhe surprizat e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit. Trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën të premten, teksa po lakohet edhe emri i mesfushorit të Dinamos.
“Klevi Qefalija është në listën e pritjes. Mesfushori 21-vjeçar i Dinamos është njoftuar nga FSHF se është pjesë e planeve të Sylvinhos, dhe mund të marrë ftesën e tij të parë nga përfaqësuesja kombëtare këtë të premte”, shkruan gazetari Andi Kasmi.
Kujtojmë se 21-vjeçari i dinamovitëve, ka një të shkuar si kuqezi. Ai është aktivizuar për Kombëtaren U17, U19 dhe atë U21. Mbetet të shihet nëse do të hedhë “hapin e madh” drejt Kombëtares A.
Poll