
Ardian Ismajli
Ardian Ismajli do të mungojë përballë Anglisë. Mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e 21 marsit që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Ismajli u stërvit dje dhe sot i veçuar nga pjesa tjetër e grupit, duke “frikësuar” si fillim një mungesë të mundshme. Por pas testeve mjekësore u vendos se qendërmbrojtësi i Empolit nuk ishte i gatshëm për këtë sfidë.
Një lajm tepër i keq për kuqezinjtë, të cilët humbasin një lider të repartit difensiv. Por nuk mbyllet me kaq, pasi probleme fizike ka shfaqur dhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla. Megjithatë, për këtë të fundit ende nuk ka një vendim përsa i përket gatishmërisë.
Poll