Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Duhet të marrim mësim nga pjesa e parë", kapiten Ismajli autokritik: Ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
"Duhet të marrim mësim nga pjesa e parë", kapiten
Ardian Ismajli

Pas humbjes së sotme me rezultatin 1-2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë. Në përfundim të kësaj sfide ka folur kapiteni Ardian Ismajli.

"Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”.

Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.  

Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë.

Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.  Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Ka interes nga Juventusi, është e vështirë por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, tha kapiteni i kuqezinjve, Ismajli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga