Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Dueli “jetik” me Serbinë, Sylvinho do të publikojë sot LISTËN e të grumbulluarve

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli “jetik” me Serbinë, Sylvinho do të publikojë
Sylvinho gjate nje seance stervitore me futbollistet

Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje këtë muaj. Sigurisht e gjithë vëmendja do të jetë te përballja me Serbinë, takim që do të luhet më 11 tetor në orën 20:45 në Leskovac.

Një përballje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, e cila cilësohet si shumë “jetike” për rrugëtimin e tyre në Kupën e Botës 2026. Por përveç sfidës me Serbinë, Kombëtarja do të laujë një miqësore me Jordaninë 3 ditë më pas, saktësisht më 14 tetor në “Air Albania” në orën 19:00.

Pikërisht për këtë takime Sylvinho ditën e sotme dot ë publikojë edhe listën e të grumbulluarve. Me kuriozitet pritet të mësohet se kush do të jenë të ftuarit e brazilianit për të luajtur në këtë përballje.

Ndërkohë po ditën e sotme në orën 11:00, timonieri i Kombëtares do të dalë në konferencën për shtyp, ku do të analizojë të grumbulluarit dhe duelin me Serbinë.

Poll

Lexo gjithashtu