Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Drejt Europianit 2025, Shqipëria e vajzave humbet sulmuesen kryesore për sfidat me Norvegjinë

Shkruar nga NEWSPORT
Drejt Europianit 2025, Shqipëria e vajzave humbet sulmuesen kryesore
Amir Grima

Shqipëria e vajzave ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare kundër Norvegjisë, të vlefshme për raundin e parë të Europianit “Zvicër 2025”.

Në drejtimin e trajnerit Amir Grima, skuadra kuqezi po kryen përgatitjet në qytetin e Shkodrës. Ekipi zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore. Grupit i është bashkuar mbrëmjen e sotme edhe tre futbollistet Florentina Kuqi, Alma Hilaj dhe Aglia Iliadhi, të cilat do të stërviten nesër me ekipin.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se sulmuesja Qëndresa Krasniqi nuk do të jetë pjesë e ekipit kuqezi dhe nuk do të japë kontributin e saj në këto sfida për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në ndeshjen e fundit të luajtur me klubin e Baselit.

Skuadra do të vijojë me përgatitjet deri pasditen e së enjtes. Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër, më 25 tetor në ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 29 tetor, në stadiumin “Ullevaal” të Oslos, në ora 19:00.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin Kombëtaren e vajzave në këto dy ndeshje mjaft të rëndësishme. Prania e tyre në stadiumin “Loro Boriçi” më 25 tetor do t’i jepte më shumë zemër ekipit për të kaluar me sukses këtë sfidë. Hyrja në stadium do të jetë falas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga