Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Dilema për formacionin ndaj Italisë, 6 lojtarë në “garë” për 3 vende

Shkruar nga NEWSPORT
Dilema për formacionin ndaj Italisë, 6 lojtarë në
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të nisë sot përgatitjet për duelin me Italinë, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund. Një takim shumë i rëndësishëm, me kuqezinjtë që do të përgatiten për çdo detaj për të sfiduar kampionët në fuqi.

Kështu Sylvinho gjatë seancave të këtyre ditëve do të ketë mundësinë të vendosë për lojtarët që do të luajnë titullarë. Por me aq sa kemi parë nga miqësoret me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin e kemi krijuar një ide se si do të jetë Shqipëria “europiane.

Kështu ka dilema për formacionin. Në fakt janë 6 lojtarë që do të duelojnë mes tyre për 3 fanella titullari. Gjithçka nis me portën, ku Berisha dhe Strakosha janë në garë mes tyre për të mbrojtur katërkëndëshin.

Në balotazh janë edhe Ismajli dhe Ajeti për qendrën e mbrojtjes se cili do të vendoset përkrah kapiten Gjimshitit. Gjithashtu edhe krahu i djathtë është ende i pavendosun, nëse do të jetë Hysaj apo Balliu.

Mitaj në krahun e mjatë është i palëkundur, ndërsa në mesfushë Asllani –Ramadani nuk lëvizin. Para tyre pritet të vendoset Bajrami. Asani dhe Seferi do të mbështetin Brojën në majën e sulmit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha (Berisha), Hysaj (Balliu), Gjimshiti, Ismajli (Ajeti), Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga