Analisti Lirim Zalla ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner”, MCN, teksa kryefjala përkoi me ndeshjen Shqipëri – Angli. Zalla madje ka bërë deklaratën e bujshme: “Jam kënaqur shumë në ndeshjen e fundit të Kombëtares. Kemi luajtur një futboll të nivelin bashkohor.
Deri në minutën e 75 nuk e teprojë të them se ne ishim superiore përballë Anglisë. Ata kushtojnë 1.52 miliardë euro, ndërsa Shqipëria 92.3 milionë euro. Të gjithë e kuptojmë këtë diferencë të madhe. Djemtë tanë ishin në nivel shumë të lartë, sakrifikuan, ishin të motivuar.
Megjithëse disa lojtarë bazë nuk ishin në përbërje për shkak të rrezikut nga kartonat e verdhë. Të mundi Anglia nuk është turp në futbopll. Ata janë një nga ekipet më të mira në botës. Ne treguam që dimë të luajmë futboll, treguam se jemi me meritë në vendin e 2-të”.
