
Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.
Të gjithë përjetuan emocione të forta pas 2 golave të shënuar. Defrim Methasani ka ndarë një foto ku tregon si u përlot, ndërsa ishte i pranishëm në stadium. Gazetari sportiv shton në përshkrim se ëndrra vazhdon.
Postimi i Defrim Methasanit:
"Lotët pas golit të Qazimit dhe emocionet pas barazimit...! Futbolli është magji, kombëtarja është dashuri dhe krenari. Faleminderit Laçit dhe Gjasulës që shënuan, por dhe gjithë skuadrés dhe trajnerit që treguan se edhe përballë shkollës kroate dhe yjeve të futbollit, nënkapionë bote, janë dinjitozë. Ëndrra kuqezi vazhdon...!"
