Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Broja në lot pas fitores në Andorrë?! Flet Rey Manaj: Kot të mashtroj...

Shkruar nga NEWSPORT
Broja në lot pas fitores në Andorrë?! Flet Rey Manaj: Kot të
Rey Manaj

Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit. Pas këtij dueli ka folur Rey Manaj.

“Kishim tensionin e ndeshjes. Kur je kaq afër një objektivi të tillë. Donim të shënonim gol që në fillim, por shyqyr Uzuni futi topin mirë dhe Asllani e bëri. Ne ndeshjen e parë që luajtëm me Anglinë, pësuam të parën 2-0. Ndeshjet e tjera bashkë me miqësoret, s’kemi humbje. Mund të bëjmë edhe më mirë. Sot s’bëmë ndeshje të mirë. Me karakterin që treguam, të gjithë donin që të fitonin. Jo gjithmonë bën ndeshje të bukura.

Asllani dhe ti nga 3 gola, po të kalon? S’ka problem, vetëm Shqipëria të ecë para. S’ka lidhje aspak. Të gjithë golat janë njëlloj. T’i bëjë Asllani apo lojtar tjetër, unë jam i lumtur për Kombëtaren. S’ka xhelozi. U kënaqa për golin e Asllanit, është çun i ri.

Çfarë i ndodhi Brojës që ishte në lot dhe ishte i mërzitur? Të them të drejtën nuk e pashë, është e kot të mashtroj, s’e pashë si situatë, po festoja me ekipin. Unë s’kam parë asgjë.

Broja në Kombëtare? Të gjithë ndihen mirë, s’dua të fokusohem vetëm te një lojtar, jemi Kombëtare. Të gjithë çunat janë në harmoni, të rinjtë dhe të vjetrit. Duam t’i ndihmojmë të rinjtë si Berisha dhe Pajaziti. Ne jemi këtu edhe për momente të vështira, për një fjalë të mirë.

Ernest Muçi është i lumtur? S’jam gazetar (qesh). Se di të them të drejtën. Çdo njeri që nuk i ka ardhur ftesa... janë shumë lojtarë që meritojnë të vijnë. Kombëtarja është me faza, vendos trajneri. Para kualifikueseve të Europianit kishte lojtarë të tjerë që bënin gola, ndërsa sot lojtarë të tjerë, janë gjëra kalimtare. S’duhet të thotë gjë se kush luan dhe kush jo, kështu shkohet në Botëror, pa harmoni është e vështirë.

Kualifikueset e Botërorit të kaluar s’ja dhamë këtë gëzim Yllit (Mihalit), shpresoj që atij dhe familjes së tij t’ja japim këtë gëzim”, tha Manaj.

Poll

Lexo gjithashtu