Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Broja dhe Hoxha janë gati për Serie A", Tramezzani: U mahnita nga tifozët shqiptarë në Europian

Shkruar nga NEWSPORT
"Broja dhe Hoxha janë gati për Serie A", Tramezzani: U
Gianni de Biasi dhe Paolo Tramezzani

Paolo Tramezzani, ndihmësi i Gianni De Biasit në kohën kur punonin te Kombëtarja shqiptare, ka dhënë së fundmi një intervistë për “TribalFootball”. Tekniku italian ka folur gjerë e gjatë pikërisht për ecurinë e Shqipërisë në Euro 2024, por edhe për Italinë e tij. Ndër të tjera, Tramezzani thekson se tifozët shqiptarë ishin të veçantë, ndërsa Armando Broja dhe Arbër Hoxha janë gati për Serie A.

A mund të krenohet Shqipëria me paraqitjen e saj në Europian?

Performancat e skuadrës ishin shumë të mira, të gjithë lojtarët dhanë 100%, dhe jam i sigurt se bënë krenarë të gjithë tifozët shqiptarë dhe shqiptarët në mbarë botën. Skuadra luajti futboll të mirë me guxim të madh ndaj tre skuadrave shumë të forta. Mendoj se Kombëtarja shqiptare doli nga kjo eksperiencë edhe më e fortë dhe me më shumë guxim dhe besim në aftësitë e saj. Jam mahnitur nga tifozët dhe atmosfera që ata krijuan jo vetëm në stadiume por edhe në rrugë. Ishte fantastike. Pavarësisht se i njihja shumë mirë dhe tifozët shqiptarë ishin gjithmonë aty, këtë herë ishte diçka vërtet e veçantë.

Cili ju ra në sy nga skuadra e Sylvinhos?

Kishte lojtarë të ndryshëm shqiptarë që luajtën mirë dhe ranë në sy të analistëve dhe tifozëve, duke filluar nga Armando Broja dhe Arbër Hoxha, sulmuesi i Dinamo Zagrebit. Mendoj se këta lojtarë janë gati dhe mund t’i shoh duke u përshtatur shumë mirë në Serinë A.

Ka pasur shumë kritika që nga largimi i hershëm i Italisë nga Europiani, si e vlerësoni paraqitjen e “Axurrëve”?

Mendoj se Luciano Spalletti u përpoq të punonte duke i bërë të gjithë lojtarët të ndiheshin pjesë e ekipit. Ai u dha një mundësi të gjithëve. Për sa i përket rezultateve dhe paraqitjeve në Euro, mendoj se secili nga lojtarët dhe stafi ka përgjegjësinë për të mos performuar, siç duhet të kishim bërë. Mendimi im është se kombëtarja italiane që mori pjesë në turne nuk ishte aq konkurruese sa kombëtaret e tjera të mëdha. Ne nuk i kemi emrat e mëdhenj apo lojtarët yje siç kishim në të kaluarën, si për nga cilësia ashtu edhe për nga karakteri. Në rolin e drejtuesit, mendoj se këto janë gjërat që i ka munguar kombëtares sonë.

Si i komentoni thirrjet që Spalletti të shkarkohet?

E kam parë dëgjuar debatin për Spallettin dhe nuk jam aspak dakord me komentet se ai duhet të largohet pas paraqitjeve në Europian. Për mua, ai është një trajner i madh dhe këtë e ka treguar kudo. Nga ana tjetër, është e qartë se të punosh si menaxher klubi dhe menaxher i kombëtares është krejtësisht ndryshe dhe mendoj se atij i duhet vetëm kohë dhe jam i sigurt se do të bëjë një punë të shkëlqyer si menaxher i kombëtares sonë.

Po si trajner i nivelit të lartë? A u dallua ndonjë gjë taktikisht gjatë Europianit?

Gjërat më interesante që kam vënë re si trajner në këtë turne ishin, së pari, mënyrat e ndryshme të interpretimit të lojës nga ekipet. Sigurisht, Spanja luan futboll total, ata luajnë shumë mirë dhe më pëlqen se si shkojnë drejtpërdrejt në sulm, si shtypin për të fituar topin, efektivitetin e tyre në kundërsulme dhe krijimin e rasteve të rrezikshme. Më pëlqeu shumë edhe Austria, ata luanin një stil të ngjashëm futbolli si Atalanta. Më pëlqeu mënyra se si mbroheshin, si ruanin ekuilibrin dhe se si kishin gjithmonë një filozofi të qartë në kokën e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga