
Marash Kumbulla i cili aktualisht është i huazuar tek Espanyol nga Roma, po kalon një nga momentet e tij më të mira në karrierë. Gjithashtu, mbrojtësi kuqezi po përgatitet dhe për sfidat kualifikuese me kombëtaren. Përpara këtyre ndeshjeve të rëndësishme të Shqipërisë, Kumbulla ka folur në një intervistë për mediat.
“Çfarë do të thotë për ty të luash për Shqipërinë? Kur e zgjodha mora shumë përzemërsi, në Shqipëri patriotizmi është i fortë. Babai im erdhi në Itali rreth 30 vite më parë dhe u vendos në Peschiera.
Më pas mbërriti nëna ime dhe vëllezërit e mi. Nga muratorëm ata hapën një kompani ndërtimi dhe një restorant. Ne jemi rritur këtu dhe jemi të gjithë krenarë për rrugën tonë.
Një mendim për Kristjan Asllanin? Nuk kam parë kurrë një lojtar si ai që bën goditje me të dyja këmbët dhe nuk vihet re ndryshimi. Asllani thjesht duhet të rritet më tej dhe të gjejë besimin e Interit”, shprehet Kumbulla.