Shqipëria mori një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës. Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni ngritën peshë gjithë shqiptarët, pasi ishin protagonistët kryesorë të kësaj sfide me golin e shënuar.
Uzuni asist dhe Asllani gold he Shqipëria merr 3 pikët. Të dy futbollistët ishin mjaft të lumtur për këtë triumf, ndërsa pranuan edhe vështirësinë ndaj Andorrës. Ndër të tjera njëzëri shprehen se është koha për të festuar këtë sukses.
“Asllani: Jemi të lumtur për këtë fitore dhe gjithmonë kur kemi kombinime del diçka e bukur.
Kishin një ekip që na vuri në vështirësi në pjesën e parë dhe luante shumë. Porn ë pjesën e dytë ndryshuam dhe dolëm në lojën tonë. Kjo edhe fale sulmuesve që bënë punën e tyre siç duhet.
Uzuni: Ishte një fitore e vuajtur ndaj një kundërshtari që luajti shumë. Kundërshtari mbyllej mbrapa dhe kishim shumë vështirësi 1 kundër 1.
Asllani: Ishim në vështirësi, janë ekipe që mbyllen te porta dhe na krijon shumë vështirësi. Nuk dua të mendoj për këto gjera. Jemi shumë të lumtur dhe sot do të shkojmë në Tiranë dhe do të festojmë. Nesër do të mendojmë për Anglinë.
Uzuni: Andorra një ekip i vogël, por që luan gjithçka për gjithçka. Ishte një fitore e merituar dhe nuk mendoj se duhet të analizojmë këtë tani, por të festojmë për këtë arritje të madhe”, kanë theksuar lojtarët pas sfidës.
