Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Asani 'prish' planet e Sylvinhos kundër Ukrainës, Seferi kërkon të shfrytëzojë boshllëkun

Shkruar nga NEWSPORT
Asani 'prish' planet e Sylvinhos kundër Ukrainës, Seferi
Jasir Asani - Taulant Seferi

Jasir Asani doli nga fusha e lojës kundër Çekisë më herët nga sa e kishin menduar të gjithë. Atij i mjaftuan vetëm 30 minuta performancë në takimin e fundit të Kombëtares.

Dëmtimi e nxori jashtë dhe ndryshoi planet e Sylvinhos në vijim. Gjë që po ndodh edhe aktualisht.

Tekniku brazilian e di që nuk mund t’i varë shpresat më tek “ylli” i goditjeve nga jashtë zone. Kundër Çekisë, trajneri hodhi në fushë në vend të Jasirit, Taulant Seferin.

Anësori luajti përgjatë të gjitha minutave të mbetura. Me sa duket, me llogaritë pa lojtarin spektakolar të Koresë, 'çelsat' do t’i besohen nga e para Seferit.

Sylvinho i beson ish-futbollistit të Tiranës si zëvendësuesi ideal i Asanit, edhe pse Taulanti ka karakteristika disi ndryshe nga ish-pjesëtari i Partizanit. Aktivizimi nga e para mund t'i jap hov Seferit të tregojë vlerat dhe të rikthehet tek goli që i mungon prej kohësh me Shqipërinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga