Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Armando Broja e nis nga stoli, njihuni me FORMACIONIN E MUNDSHËM të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja e nis nga stoli, njihuni me FORMACIONIN E MUNDSHËM të
Armando Broja - Sylvinho

Kombëtarja shqiptare do të sfidojë Anglinë mbrëmjen e sotme në “Wembley” në orën 20:45. Një përballje shumë e rëndësishme, me kuqezinjtë që do të kërkojnë rezultat pozitiv për t’i nisur me këmbën e mbarë kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Rikthime dhe mungesa të rëndësishme ka këtë herë në grumbullimin e Kombëtares, me Sylvinhon që për shkak të dëmtimit të disa lojtarëve kyç është e detyruar të bëjë disa ndryshime. Dilema ka si në sulm edhe në mbrojtje.

Rey Manaj dhe Myrto Uzuni janë në balotazh mes tyre për majën e sulmit, ndërsa në mbrojtje do të luftojnë mes tyre për një vend titullari Arlind Ajeti dhe Marash Kumbulla. Në këtë përballje me shumë gjasa Armando Broja do të ketë minuta në pjesën e dytë, teksa për shkak e të formës së tij do ta nisë nga stoli.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ajeti (Kumbulla), Gjimshiti, Aliji, Asllanim, Ramadani, Asani, Laçi, Bajrami, Manaj (Uzuni). 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga