Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Armand Duka gati për EURO 2024: Tani nis pjesa më e bukur! Gjermani po vijmë!

Shkruar nga NEWSPORT
Armand Duka gati për EURO 2024: Tani nis pjesa më e bukur! Gjermani po
Armand Duka - Kombëtarja shqiptare

Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë përballë Lihtenshtejnit, Kombëtarja shqiptare luajti mbrëmjen e sotme përballë Azerbajxhanit në provën e dytë para nisjes së EURO 2024. Sfida e zhvilluar në “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë, përfundoi me fitoren 3-1 të kuqezinjve.

Menjëherë pas këtij triumfi, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Presidenti Duka motivon lojtarët me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook. “Duhet të shkojmë ta shijojmë dhe të japim më të mirën”, thotë Duka ndër rreshtat e shkruar për Kombëtaren kuqezi.

Postimi i Armand Dukës:

Shkojmë me moralin lart drejt #Euro2024

Triumfojmë edhe në miqësoren e dytë ndaj Azerbajxhanit dhe tani është koha të mendojmë për duelet me të bukura, ato ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Është një histori tjetër në Europian dhe duhet të shkojmë ta shijojmë dhe të japim më të mirën, për të vazhduar të jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës.

Tani nis pjesa më e bukur! Gjermani po vijmë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga