Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Anglia “sakaton” Shqipërinë në duelet direkte, kuqezinjtë u kanë shënuar vetëm 1 gol (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Anglia “sakaton” Shqipërinë në duelet direkte,
Angli - Shqipëri

Shqipëria do të mbyllë fushatën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Anglisë. Përballje kjo që do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00.

Një takim ku vështirësia është shumë e madhe, por kuqezinjtë janë mjaft optimist për marrjen e një rezultati pozitiv. Dëshira është e madhe, por historia ka treguar se ndaj “Tre Luanëve” nuk ia kemi dalë të marrin asnjë pikë.

Në 7 duelet direkte mes tyre të zhvilluara ndër vite të gjitha për kualifikueset e Kupës së Botës, kuqezinjtë nuk kanë marrë dot asnjë barazim. Të 7 takimet janë fituar nga anglezët, madje edhe me rezultat të thellë.

21 gola na kanë shënuar në portën tonë, ndërsa ne kemi mundur të gjejmë vetëm 1 herë rrugën e rrjetës ndaj tyre. 2 herë anglezët kanë fituar përballë nesh me rezultat 5-0, ndërsa 4 herë të tjera kanë triumfuar me rezultati 2-0 dhe vetëm një sfidë ka përfunduar 3-1.

Anglia “sakaton” Shqipërinë në duelet direkte,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu