Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Anglia favorite absolute, kompanitë e basteve “injorojnë” Kombëtaren shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Anglia favorite absolute, kompanitë e basteve “injorojnë”
Angli - Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të premte, më 21 mars, fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të luajnë në transfertën përballë Anglisë, me ndeshjen që nis në orën 20:45 në stadiumin “Wembley”.

Një ndeshje tepër e vështirë për Shqipërinë, teksa diçka të tillë e thonë edhe kompanitë e basteve. Një fitore e mundshme e anglezëve kuotohet me koefiçentin e ulët, 1.14, ndërsa një fitore e kuqezinjve tanë e ka koefiçentin plot 17. Ndërkohë 7.5 është koefiçenti i barazimit.

Megjithatë, shumë herë është treguar në futboll që statistikat, koefiçentët e basteve sportive apo edhe dallimi në nivelin e futbollistëve nuk është marrë për bazë. Ndërsa te kuqezinjtë optimizmi nuk mungon, diçka që u vu re në konferencë nga Bajrami dhe Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga