Pavarësisht se Shqipëria tashmë ka siguruar edhe kualifikimin për herë të parë në “Play-Off” të një Kupe Bote, sërish ditën e nesërme do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme. Në orën 18:00 në “Air Albana” do të vihet përballë Anglinë, sfidë kjo që mbyll fushatën kualifikuese të Botërorit 2026.
Kuqezinjtë do të kenë përballë një nga skuadrat që cilësohet si pretendete për të fituar këtë turne dhe për ta për të siguruar pikë duket mjaft e vështirë. Një rezultat pozitiv ndaj “tre Luanëve” do të përkthehej me një ngjitje të mundshme në klasifikimin e FIFA-s, ku më pas do të shpresonim për vazon e dytë.
Por kompanitë e basteve “shuajnë shpresat” e Shqipërisë për vazon e dytë. Kjo pasi Anglia është frikshëm dominuese ndaj kuqezinjve. Fitorja e mundshme e anglezve kuotohet me 1.40, ndërsa barazimi ka vlerën e 4.50.
Nga ana tjetër një triumf i mundshëm i Kombëtares shqiptare kuotohet me 8.00. Gjithsesi këto janë thjeshtë statistika dhe një parashikim, teksa fusha e lojës do të thotë ‘fjalën’ e saj dhe ku ne shpresojmë te 90-minuta “magjike” për kuqezinjtë.
