Pablo Zabaleta ka analizuar para ndeshjet zgjedhjet e Sylvinhos për duelin me Andorrën. Krahu i djathtë i Sylvinhos ka vlerësuar rivalin, ndërsa është shprehur se ekipi është përgatitur në maksimum për këtë përballje.
Gjithashtu ka theksuar se përveç titullarëve, vlerësojnë shumë edhe ato në stol, të cilët mund të ndryshojnë lojën në momentin kur iu jepet mundësi.
“Sot luajmë kundër një skuadre që mbrohet shumë mirë dhe mbyll hapësirat. Hoxha është një anësor i mirëfilltë, qëndron në linjë, gjithmonë duke pritur për topin, të shkojë 1 kundër 1. Është në formë të mirë, edhe në klubin e tij. Kemi shumë besim tek ai, për këtë e kemi zgjedhur sot për ndeshjen.
Medon Berisha? Ne duhet të respektojmë Andorrën dhe veten. Asllani dhe Shehu kanë luajtur për shumicën e ndeshjeve, kanë bërë shumë mirë të dy. Jemi shumë të lumtur si Medon Berisha po luan me Leçen së fundmi. Po shkëlqen. Jemi shumë të lumtur që e kemi, sot kemi lojtarë në pankinë që mund të kenë impakt në lojë nëse na duhen për pjesën e dytë. Ne i llogarisim të gjithë lojtarët në pankinë”, ka theksuar Zabaleta.
