Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

1 minutë lojë në 1 vit, Sylvinho RIKTHEN në Kombëtare… të harruarin

Shkruar nga NEWSPORT
1 minutë lojë në 1 vit, Sylvinho RIKTHEN në
©Credits www.instagram.com/arbnorrmuja/

Arbnor Muja rikthehet në Kombëtare. Pas pothuajse një viti të plotë, sulmuesi me origjinë nga Mitrovica është bërë pjesë e listës së trajnerit Sylvinho për ndeshjet e nëntorit në Nations League.

Kjo ftesë ka ardhur edhe nga dëmtimi i Rey Manaj, i cili u largua nga grumbullimi me Kombëtaren. Në këto kushte, Muja merr vendin e tij dhe nga i ‘harruar’ vjen për të bindur Sylvinhon.

Hera e fundit që 25-vjeçari ishte pjesë e Kombëtares është nëntori i vitit 2023. Ai ishte në listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024, atë kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Me këta të fundit Muja nuk u aktivizua. Ndërsa me Moldavinë luajti vetëm 1 minutë. Shumë pak në një 1 vit me Kombëtaren shqiptare, teksa tashmë është rikthyer për të rifituar besimin e Sylvinhos.

Kujtojmë që Shqipëria do të luajë kundër Ccekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës më datë 19. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga