Volejbolli shqiptar është sot në zi. Në moshën 91-vjeçare, është ndarë nga jeta legjenda e këtij sporti në Shqipëri, i cilësuar si “babai” i sportit të rrjetës, Vangjel Koja.
Koja ka qenë “universal”, duke bërë atletin, basketbollistin dhe volejbollistin. Por, kulmin e tij përsa i përket karrierës e kishte si trajner i ekipit të volejbollit të Dinamos. Asokohe dinamovitët ishin kampionë absolut në vitet ’70 deri në ’90, duke u futur dhe në katërshen më të mirë të Europës.
Në rolin e trajnerit të Kombëtares së volejbollit, por dhe një specialist i këtij sporti, Koja ka dhënë kontributin e tij të madh. Një humbje e madhe, që lë dhimbje tek familja, miqtë, dashamirësit dhe ish-kolegët e tij ndër vite.
Poll