Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

Dominim total në finale, Iga Swaitek fiton titullin e 3-të radhazi në French Open

Shkruar nga NEWSPORT
Dominim total në finale, Iga Swaitek fiton titullin e 3-të radhazi
Iga Swaitek

Tenistja polake Iga Swaitek arriti të fitonte titullin e 3-të radhazi në French Open. 23-vjeçarja nga Polonia arriti një fitore me dominim total 6-2 dhe 6-1 përballë italianes Jasmine Paolini.

Një fitore mbresëlënëse për Swaitek, me polaken që fiton kështu titullin e katërt në 5 vitet e fundit. Polakja ka qenë në superformë në vitin 2024 dhe fitorja ndaj Paolinit në finale ishte e 19-ta radhazi.

Në French Open, Swaitek humbi vetëm një set gjatë gjithë turneut, kundër Naomi Osaka në raundin e dytë.

Përveç kësaj humbje, tenistja polake kurrë nuk u mposht, duke fituar çdo ndeshje me lehtësi. Me këtë rekord të jashtëzakonshëm në Roland Garros në vitet e fundit, Swaitek kurorëzohet si “mbretëreshë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga