
Kampionati i këtij viti, FIA CEZ Hill Climb Championship 2024 ka hyrë në historinë e motorsportit shqiptar. Për herë të parë në një kampionat evropian të FIA-s siç është FIA CEZ (Zona Sportive e Evropës Qendrore), një pilot shqiptar është shpallur kampion.
Bëhet fjalë për Gentjan Shaqirin, i cili u shpall Kampion Evrope në kategorinë më të lart, D/E2-SS në disiplinën Hill Climb në FIA CEZ (Zona Sportive e Evropës Qendrore).
Shaqiri e mbylli kampionatin në vend të parë me 97 pikë duke lënë mbrapa në vend të dytë Laszlo Szasz me 75 pikë që ishte shpallur kampion në këtë kategori në pesë sezonet e fundit. Një arritje historike për pilotin e “Naçut Racing Team” që shpallet kampion Evrope dhe tregon se me pasion, dëshirë, vullnet, mbështetje dhe angazhim, mund t’ia dalësh të ngjitesh deri në vendin e parë në Evropë.
“HISTORIKE ???? ????
Krenarë që për herë të parë një pilot shqiptar shpallet kampion Europe në një nga garat e FIA-CEZ në kategorinë Hill Climb!
Një arritje e madhe për motorsportit shqiptar, një sukses i jashtëzakonshëm nga një pilot dhe ekip shqiptar
Faleminderit profesor Genti, në veçanti Dori dhe Mandi që e kanë asistuar në çdo garë si dhe gjithë grupi për mbështetjen!
Faleminderit gjithashtu edhe partnerëve të cilët kanë suportuar që prej fillimit!”, thuhet në postim.
View this post on Instagram