Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

E paprecedentë në Formula1, piloti i Ferrarit gjobitet me shifrën e majme

Shkruar nga NEWSPORT
E paprecedentë në Formula1, piloti i Ferrarit gjobitet me shifrën
Carlos Sainz dhe Charles Leclerc

Charles Leclerc i cili deri në garën e Brazilit, kishte fituar në Austin e kishte dal në podium në Meksikë, tani po përballet me situatë kaotike. Së fundmi, monegasku është gjobitur nga stjuardët e F! Me një gjobë të majme. Shifra thuhet të njetë diku tek 10 mijë euro.

Stjuardët u shprehen në një deklaratë në Sao Paulo se shkelja e pilotit të Ferrarit nuk ishte aq e keqe sa ajo e “Holandezit fluturues”. Verstappen mori dënim të tipit punë publike sepse shau gjatë konferencës për shtyp në Singapor.

“Stewards” e Formula 1 thirrën Leclerc të premten në bazë të një raporti nga FIA. Ata thanë se shoferi i Ferrarit ishte shprehur disi keq në momentin në fudn të garës kur u parakalua nga Lando Norris e doli i 3-ti.

Charles kërkoi falje për gjuhën e përdorur, edhe pse ajo nuk i drejtohej askujt në veçanti ose ndonjë grupi. Kështu në garën braziliane shtohen dënimet pas atij që mori Max-i për ndërrim të motorit. Vendimi i parë ishte në pozicione siç e parashikon rregullorja e organit qeverisës së automobilizmit, teksa i dyti mori dënim në gjobë disi më i lehtë në kundërshti me pilotin e Red Bull, që në Interlagos duket “jashtë loje” për podium e jo më për fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga