Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FIFA zyrtarizon sponsorin për Botërorin e Klubeve, marka e famshme kineze firmos marrëveshjen

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA zyrtarizon sponsorin për Botërorin e Klubeve, marka e famshme
Giacomo Infantino

FIFA ka shpallur sponsorin e parë zyrtar të Kupës së Botës për Klube të vitit 2025. Ai është një nga kompanitë prodhuese më të mëdha në shtetin kinez dhe gjeneron miliarda fitime në vit. Fjala është për markën Hisense.

Shumë mund t’a kenë dëgjuar si emër pasi pridhuesi kinez shquhet për pajisjet elektronike. Kompania ka thelluar marrëdhëniet me organin botëror të futbollit, pasi kujtojmë se marka e shtetit komunist ka qenë sponsor i Botërorit në Rusi 2018. Sigurisht, pjesëmarrja në atë turne ishte e ndikuar nga marrëdhënite diplomatike midis 2 vendeve si Rusia dhe republika Popullore Kineze. Hisense pa fryte nga ai bashkëpunim dhe vendosi të sponsorizojë edhe këtë eveniment të transformuar nga Infantino.

FIFA dhe drejtuesi i saj kryesor shpresojnë se konkursi i riformatuar do të tërheqë audiencën televizive globale, para organizimit të eventit më të madh botëror në 2026 pikërisht në Amerikë. Lidhja me Hisensen nuk do të jetë e vetmja për kompeticionin më elitar të klubeve. Shumë emra të fuqishëm pritet të afrohen për të fituar të drejta ekskluzive të marketingut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga