Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

VIDEO/ Alban Beqiri kampion i Ballkanit, boksieri shqiptar ngre flamurin KUQEZI në mes të Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Alban Beqiri kampion i Ballkanit, boksieri shqiptar ngre flamurin KUQEZI
Alban Beqiri

Alban Beqiri është shpallur kampion në Kampionatin Ballkanik të boksit 2024. Boksieri shqiptar ia doli që të merrte vendin e parë në kampionatin e zhvilluar në Loznica të Serbisë.

Ai ngriti lart flamurin kuqezi në mes të Serbisë, duke u shpallur kështu kampion i Ballkanit për herë të dytë në peshën 71 kg.

Beqiri si fillim fitoi kundër boksierit serb, Igor Rogic. Ndërsa në ndeshjen e dytë mposhti shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Anis Aliun. Në finale, 30-vjeçari shqiptar nuk llogariti as ukrainasin, Matiakubov, nënkampion bote dhe Europe.

Kështu, Alban Beqiri mban lart flamurin e Kombit shqiptar dhe merr këtë medalje të artë tepër të merituar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Beqiri (@alban.beqiri.immortal)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga